“Shqipëria duhet të vendosë vetë sesi të dalë nga kjo krizë. Në Spanjë situata të tilla janë zgjidhur me dialog palëve. Ne ambasadorët jemi për të vëzhguar jo për të ndërhyrë ”, ka deklaruar ai.

Është e vërtetë që situata politike në Shqipëri është e tensionuar por nuk janë ambasadorët e huaj ata që mund të vendosin sesi mund të kapërcehet kjo gjë.Vetëm shqiptarët mund të vendosin, sigurisht duke respektuar ligjin, shtetin e të drejtës, kushtetutës. Jeni ju ata që duhet të vendosni sesi mund të dilni nga ky moment i vështirë.

Për mendimin tim ne të huajt jemi këtu vetëm për të vëzhguar situatën dhe për të shpresuar për më të mirën dhe nuk besoj se ambasadorët duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit.

Këto janë vështirësi që duhet ti zgjidhni. Është një vështirësi dhe shpresojmë që do të zgjidhet shpejt. Duhet të gjendet një zgjidhje dhe pa kaluar shumë kohë madje.