Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një fotografi në media, ku pretendon se kryeministri Edi Rama drogohet. Duke e komentuar këtë deklaratë të Berishës, Mustafa Nano tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se nuk ka asgjë të keqe edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, sepse drogë mund të pijnë të gjithë.
“Çfarë ka këtu? Drogë mund të pi edhe unë. Drogë mund të pijnë të gjithë. Dyshoj që Rama mund të marrë drogë, por kjo është puna e tij. Të merresh me këtë, është si të merresh me faktin se ai ka shkuar me një grua tjetër. Droga e bën efiçent mendoj unë”, u shpreh Mustafa Nano.