Nga Anton Dukagjini

Kemi gati 75 vite që dëgjojmë dhe lexojmë vetëm propagandën e rëndomtë komuniste, historinë e “fituesve” ashtu siç e kanë servirur dhe e kanë dashur ata, me dhunë e mashtrim, persekutim të tmerrshëm vrastar, me libra, gazeta, filma, kënge, valle, piktura, skulptura, të mbushura me demagogji e gënjeshtra.

Ka ardhur koha (faktikisht ka kaluar, por gjithmonë ka kohë) që pas 75 vitesh të dëgjohet më vëmendje, t’u jepet zá, të lexohet e shkruhet e vërteta dhe historia e “të mundurve”, të atyre që dhanë jetën pa asnjë faj vetëm se donin lirinë e atdheun, të masakruarve nëper burgje e kampe, vetëm se ishin kundër komunizmit e diktaturës më gjakatare që ka njohur vendi në historinë e tij, njerëzve të gjykuar e dënuar që në djep pa bërë asnjë faj, vetëm se ishin bijtë e bijat e “armiqve” të diktaturës.

Përballja me faktet, tregimi i vuajtjeve të verteta, i historive të jetuara nga familjarët tanë, nxjerr në shesh një të vërtetë tjetër, të cilën deri më sot akoma nuk e dimë ose ato që e kanë “për detyrë” mundohen me çdo kusht që të mos tregohet siç është, të shtrembërohet e zvogëlohet, me të gjitha pretekstet e mundshme të cilat më e pakta janë antidemokratike

Të guxosh të vësh nën presion më të gjitha mjetet e mundshme “të mundurit”, ato që guxojnë të flasin e të rrëfejnë të vërtetën e tyre të dokumentuara me fakte, në mënyrë që ato të mos thonë të vërtetën, kjo është kriminale dhe patjetër që do përgjigje të ashpër ligjore dhe kallëzime publike.