Kampi i Tepelenës ashtu si shumë kampe e burgje të tjera të diktaturës komuniste ku vdiqën dhe vuajtën fëmijë, gra, pleq dhe shumë e shumë shqiptarë të mirë e të ndershëm, atdhetar e liridashës, njerëz pa asnjë faj janë njollat e turpit në ndërgjegjen tonë kombëtare. Si gjermanët kanë Auschwitzin njollë turpi, ashtu është edhe për ne komunizmi, një mallkim i madh dhe një turp. Krimet e tmerrshme, vrasjet pa gjyq, persekutimi i familjeve shqiptare , vrasja dhe burgosja e qindra e qindra intelektualeve, perfaqesuesve të klerit etj, shtypja dhe mohimi i çdo qelize të ndërgjegjes ishte pa asnjë dyshim një krim e mallkim, genocidi shumë vjeçar komunist që shkaktoj vetëm vuajtje, frikë e varfëri është periudha më e errët dhe e trishtë e historisë sonë kombëtare.Askush nuk ka paguar një çmim kaq të lartë në Europë për lirinë se sa shqiptarët, ndër të tjera mosgjetja e eshtrave të mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, zhdukja e gjurmëve të krimit nga xhelatët e diktaturës tregon qartësisht sistemin kriminal që udhëhoqi Shqipërinë për mbi 45 vjet më rrallë!!!
23 Gusht, Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare!
