Kosova sot vrau veten…

Pa qene fare nevoja qe plumbi ti vinte ashtu sikurse 21 vjet me pare…prej Serbie…

Rrezimi me 2/3 e votave ne Kuvend i Qeverise Kurti …nxorri ne Mejdan pikerisht UDB -istet e Titistet e Isa Mustafes e te Hashim Thacit.. me shoke….

Albin Kurti nuk ishte me i mire ne krye te qeverise e politikes se Kosoves por te pakten ishte me kombetari prej ujqerve qe e rrethojne …ishte me trimi e me kurajozi…me i sinqerti e me largpamesi krahasuar me frikacaket, zbythesit e drite shkurterit e pa numert qe ende vazhdojne e rrojne me ”famen” e luftes se djeshme duke harruar se muskujt nuk vlejne kurre as sa 1% e Trurit… dhe se lufta me e veshtire per tu fituar eshte ajo ne kohe Paqe e jo ne kohe Lufte….

Tashme kane dore te lire ta groposin edhe me Kosoven pikerisht ata qe i falen dje territore Malit te Zi… ata qe ja vonuan jo rastesisht krijimin e qeverise deri edhe 4 muaj pas zgjedhjeve e verdiktit qe dhe me voten e tij te lire populli kosovar…ata qe e lane qellimisht Kosoven te izoluar e nuk ju a bene kurre realitet Liberalizimin e vizave…ata qe me Thacin andej kufirit e Ramen ketej kufirit kane kohe qe e kane gati ne sirtarin e tyre ndarjen e coptimin e trojeve kosovare…

Rrezimi i sotem i Qeverise Kurti ishte nje vet-vrasje e madhe e interesave kombetare te Kosoves dhe popullit kosovar…ishte nje ulje ne gjunje e nenshtrim total ndaj interesave madhore kombetare e ndaj atyre qe duke folur ne emer te mikut te madh te kombit shqiptar USA…gjeten rastin ti hapin tashme dyer e dritare politikes se theksuar antishqiptare te Beogradit te llastuar e nxitur po prej tyre….

Kosoves i thua hiq taksen 100 % e pa asnje kusht ndersa Serbise nuk guxon as ti thuash ndalo fushaten c’njohese kunder Kosoves kaq mjafton per te kuptuar fare qarte se ciles lloj politike i sherbejne Boltoni, Palmeri , Grenelli e fatkeqesisht edhe Thaci, Mustafa , Limaj, Veseli por edhe Rama e Batoni me shoke…

Qofsha i gabuar por koha shume shpejt do ta tregoje nese ishte gabim Kurti thellesisht kosovar e ”antiamerikan”…. e nese kishin e kane te drejte keta ”patriotet e medhenj e miqte besnike” te amerikaneve…te cilet kane kohe qe e kane nxjerre Kosoven ne ankand…

Adem Jashari e Ibrahim Rugova …nuk luftuan qe ne Kosove te urdherojne Grenell e Palmer e as qe te komandojne Bolton e Vucici…por edhe as ta ndajne Kosoven si placke tregu Rama e Thaci…

Sot ne Kosove duhet te shpallet Dita e Zise Kombetare…

Druaj se pas mareveshjeve ”te medha e te sukseshme ” te Grenellit me shoke e shoqe ku pritet qe Kosoven ta mesyjne aeroplanet e trenat e ardhur prej Beogradi e tregun kosovar ta uzurpojne prodhimet Made in Serbia … dhe kjo e fundit te realizoje enderren e saj shekullore duke dale ne Adriatik…dite fort te keqija te vijne me pas….aq me shume teksa veren qarte qe ererat qe po fryjne kaq furishem mbi Prishtine ka shume te ngjare te shnderrohen ne Fortune e Tufane qe do te mund te marrin perpara c’te gjejne …

Kosova sot votoi pa besine e pa burrnine e politikaneve e deputeteve krejtesisht te pa pergjegjshem te saj……votoi nenshtrimin perbuzes te saj…votoi pa sigurine tek e nesermja e vet…votoi kunder aspiratave te popullit te saj dhe tradhetoi gjakun e te reneve per Lirine e Pavarsine e vet.,..

Kosova sot i tha PO -Tradhetise dhe i hapi zyrtatrisht rrugen drejt Gremines popullit te vet…

Zoti te ruajte Kosove se po qe per ata qe sot rrezuan Qeverine -Kurti dhe e akuzuan per tradheti Vjosa Osmanin …duket se fati yt i zi qenka para-vendosur prej tjeterkujt e tash u be realitet i hidhur edhe prej nje pjese krejtesisht te pa pergjegjeshme te politikaneve te tu qe si Cakejt sot ju versulen eger Krenarise tende Kombetare…

Me kete c’ka sot ndodhi ne Kosove …Kombit shqiptar ne teresi dhe Ceshtjes kombetare shqiptare ne pergjithesi i eshte bere nje dem i pa llogaritshem…pasojat e te cilit do te ndihen shume me shpejt se sa mendohen…

A.R.DOSTI