Lulzim Basha “Duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë territorin”

Thirrja ime është e qartë. Ata që kanë më shumë nevojë, duhet të ndihmojen të parët. Banorët që jetojnë në çadra pas tërmetit janë më të rrezikuarot. Gjëja e parë që do të bëja është që nuk do t’i kisha lënë në çadra. Prapë nuk është vonë për ta bërë një gjë të tillë. Në lidhje me ushtrinë, përtej aspektit kushtetues, i cili është i rëndësishëm, jam në mbështetje të çdo mase.

Kam qenë në mbështetje kohë përpara se të merreshin, sepse pa kufizime, përhapja e virusit bëhet shumë më e lehtë. Kjo do të na kushtontë më shumë. Por këto masa duhet të merren sipas ligjit. Nuk janë në vullnetin dhe në humorin e kryeministrit, kushdo qoftë ai, ky, unë apo ndonjë tjetër. Ndaj, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë dhe pastaj, përdorimi i të gjithë instrumentave, kjo është rruga. Ushtria, patjeteër që ka dalë në mbështetje të policisë për të zbatuar rregullat e distancimit social dhe izolimit, por nuk ka pse të dalë me mitroloz. Le të dalë të mbështesë njerëzit në nevojë, të çojë ndihma tëk banorët e goditur nga tërmeti, tek më të pamundurit. Dalja me mitroloz duhet t’i kursehet këtij pooulli, sepse tregon mungesë idesh, aftësish për t’u përballur me krizën.