Mashtrues e ordiner!! Një tjetër damkë e zezë mbi Ramën/ Kush është “bëma” e radhës…???

Postimi nga Sali Berisha

Nje damke tjeter e zeze mbi Edvin Mashtrimin, Zografin Bis!

Miq, me gjuhen e nje mashtruesi dhe ordineri Zografi Bis ofendon dhe shpif per ishkryeministrin dhe kryetarin e LDK z Isa Mustafa.

Ai sulmon ne misionin e tij si argat i Beogradin z Mustafa per shkak se ka kundershtuar projektin e Serbise se Madhe me emrin maske Minishengen. Z Mustafa me qendrimin e tij beri te deshtoje perfundimisht perpjekja e re e treshes famzeze te tradhetareve te Kombit; Esad Toptanit te Ri, Miladini shqipfoles Baton Stanishiqit per krijimin sipas projektit te fundit te patronit te tyre, serbomadhit Vuçiç, te Jugosllavise se Re!

Ketu me poshte keni deklaraten e Zografit bis, njeriut qe ne çdo fjale nxjerr nje mashtrim dhe pergjigjen dinjitoze te z Isa Mustafa! sb

Zografi Bis ne nje interviste ne Pressing në T7
Edvin Mashtrimi shprehet se:
“Isa Mustafa nuk është nga ata që i thotë të gjitha gjërat që i mendojnë…Ai ka qenë në shumë takime me mua dhe Hashim Thaçin. Këto gjëra janë dakordësuar me mua e të e shumë të tjerë. Ai tregohet tinëzar tani. Mustafa është për shengenin rajonal po nuk i thotë të gjitha…Për këtë anën ekonomike jemi dakordësuar moti. Kemi rënë dakord në Procesin e Berlinit për unifikim e dokumenteve, për këto e ato. Jeni të lumtur që jeni të mbyllur atje me atë taksë 100% duke luftuar mullirin e erës?”, u shpreh ai.

Ne pergjigje te ketij trillimi Kryetari i Lidhjes Demokratike dhe ish kryeministri i Kosoves z Isa Mustafa ne një postimi në Facebook, shkruan:
“se për sa kohë ai ka qenë kryeministër ata nuk kanë biseduar ndonjëherë për ‘minishengen’.
Madje ai shton se është biseduar për “Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët” por të dyja këto janë refuzuar si ide dhe e vetmja pikë ku është rënë dakord në procesin e Berlinit ka qenë ajo për “Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Megjithëse kryeministri Rama e ka cilësuar ‘tinëzar’ Mustafa është shprehur se për shkak të detyrës që Rama ka ai nuk dëshiron “ta cilësojë atë ashtu siç e meriton”.
“Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Mustafa.