Martin Henze: Mini-shengeni’/Rruga më e thjeshtë e Rusisë për të patur akses në rajon

Eksperti gjerman Martin Henze ka reaguar sërish ndaj nismës së kreut të qeverisë, Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për të ashtuquajturën ‘Mini-shengen Ballkanik’.

Henze e ka kundërshtuar ashpër këtë iniciativë, e cila sipas tij, do të shërbejë si urë lidhëse e vendeve euroaziatike për të pasur akses në rajon.

Teksa bën një analizë të marrëveshjes, Henze shprehet se prapa saj fshihet Rusia, pasi Serbia është ekonomikisht shumë e dobët për të qenë një fuqi rajonale. Ai shton më tej, se Rusia po e shtrin ndikimin e saj siç po bën me armët dhe pajisjet teknologjike.

Rusia dëshiron të jetë fuqia e vërtetë , duke u fshehur kështu pas Serbisë. ‘Shengen’ është një zonë ekonomike, BE është një zonë ekonomike dhe federate ruse është në Bashkimin ekonomik euroaziatik.

Çfarë do të thotë kjo?

Serbia është anëtare e asociuar e EAEU, dhe përmes ‘Mini-Shengenit’, rruga do të jetë më e thjeshtë për vendet euroaziatiake, për të patur akses në rajon. Meqenëse Shqipëria është aktualisht anëtare e NATO-s, kjo gjë bëhet e mundur. Kushdo që është pjesë e Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, është gjithashtu një aleat i rusëve.’, shprehet Henze.

Henze shton më tej se kjo çështje ka dy vite që diskutohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe kjo largon më tepër Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian, për faktin se ky i fundit është në konkurrencë më Bashkimin ekonomik euroaziatik, i cili tenton të largojë rajonin nga Perëndimi. Sipas Këshilltarit ekonomik të CDU-së gjermane, nisma dëmton gjithashtu edhe NATON.

‘Minishengeni është gjithashtu një problem për NATO-n.

Çfarë synon kjo nismë? Serbia do të ketë garanci për strukturat ekonomike në Shqipëri dhe të sajat, shtohen përpjekjet për të përçarë Kosovën, rusët kanë informacione të hollësishme për Ramën dhe Vuçiç, kështu që Rama është i detyruar të bindet.’, thotë Henze.

Në këto kushte, Henze kërkoi reagim të menjëhershëm kushtetues të Presidentit, pasi duhet të mbrohen interesat e shtetit, që kjo nismë i cenon. Për ekspertin ekonomik gjerman, aleanca me Serbinë, ishte tradhti e Ramës ndaj kombit të tij dhe NATO-s.