Liria e fjalës në rrezik/ Ky është ‘krimi’ që çoi në pranga Xhulia Aliaj nga Durrësi

Xhulia Aliaj, vajza e arrestuar mëngjesin e sotëm nga forcat e Anti-Terrorit me akuzën e përhapjes së panikut.

Ky është krimi i Xhulias, e cila kërkonte ndihmën e shtetit dhe që ky i fundit i vendosi prangat.

Kim Edi Rama kërcënoi disa herë dje mediat dhe njerëzit që guxojnë të flasin në rrjetet sociale dhe të nxjerrin “lakuriq” një qeveri të papërgatitur në një situatë emergjence.

Pas përndjekjes së administratorëve të “Jeta osh Qef”, Xhulia Aliaj ka fatin e zi të prangoset e me siguri të persekutohen dhe ata që lexojnë dhe shpërndajnë “L’Avvenire”, nga besimtarët katolikë tek priftërinjtë.

Qeveria është çmendur, ndërsa njerëzit të pyesin veten mirë para se të postojnë diçka në rrjetet sociale…

Kim Jong Un i shqiperis udhezon strukturat e sigurimit per ti mbyllur gojen portaleve dhe njerzve te cilet sjellin lajmin e pare nga kjo situat e keqe.