Jemi Në diktaturë/ Rama mbyll webin JOQ

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

“Breaking News/ Edvin Kristaq Xhelati urdheron mbylljen e portalit te mirenjohur Jeta Osht Qef!

Miq, Edvin Kristaq Xhelati urdheroi mbylljen e menjehrshme te portalit te mirenjohur JOQ ne nje akt stalinist te verber hakmarrje primitive.

Kete urdher Xhelati i fjales se lire e dha pasi arrestoi gazetaret drejtues te ketij portali te mirenjohur informativ te pavarur. Ne zbatim te urdherit te ketij hakmarresi primitiv, AKEP ka urdheruar kompanine e internetit qe ti nderprese internetin dhe te ekzekutoje keshtu fjalen e lire, portalin JOQ duke renditur keshtu Shqiperine me Korene e Kim Jong un dhe Iranin e Ajetullahve.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal hakmarres te Edvin Kristaq Xhelatit dhe kerkoj zhbllokimin urgjent te portalit JOQ dhe ju bej thirrje institucioneve nderkombetare OKB, OSBE, KE, Parlamentit Europian, Kongresit te SHBA, Gazetareve Pa Kufij te ndeshkojne Edvin Kristaq Mafine dhe narkoqeverine per qendrimin e tij kriminal ndaj shtypit dhe fjales se lire ne Shqiperi”.

“Mirmbrema doktor. Prej vitesh kam nje kompani interneti (ISP internet service provider). Ky emaili sapo me erdhi nga AKEP qe me detyron te mbyll aksesin e portalit JETA OSH QEF per te gjithe klientet e kompanise tone. Normalisht ky email duhet ti kete shkuar te gjithe operatoreve te internetit ne Shqiperi. Me kete akt Shqiperia barazohet me shtetet si Korea e Veriut qe censurojne aksesin e internetit. Pervecse mediat qe jane te blera keta po fusin kthetrat e tyre edhe ne tregun e internetit. Ky eshte nje precedent shume i rrezikshem per komunikimet edhe lirine e fjales. Ju lutem anonim se te gjen belaja me keta doktor. Ju uroj shendet!”