Lulzim Basha: Dështimi me integrimin evropian nuk zëvendësohet nga propaganda anti-evropiane

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për takimin e Kryeministrit Rama në Ohër për “mini-Schengenin” Ballkanik, duke e quajtur propagandë anti-evropiane

1/2 Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

2/2 Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!