Pse nuk është në burg kryeministri shqiptar?

Gazetarja e gjigandit amerikan, Fox News, Sara Carter i rikthehet edhe një herë çështjes së fotos Rama-Obama.

Përmes një postimi në Twitter ajo ngre edhe pyetjen: “Pse nuk është në burg kryeministri shqiptar?”, ndërsa shton se një shtetas amerikan është në burg tashmë për këtë çështje.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pagoi 80 mijë dollarë për këtë foto me Obamën, përmes një qytetari amerikan i cili tashmë është në burg.

Çfarë i ndodhi Obamës dhe Ramës? Pse ata nuk janë në burg”, shkruan Carter në postimin e saj.