Kryeminister “MARKSIST” me aftësi te ulet për të pranuar realitetin.

Sapo lind djelli, Me brekushe nëpër këmbë kryeministri bardhosh shfaqet ekraneve dhe mburret për mirëqenien e ulët që ka mbërthyer vendin. Mburret si një nxënës i dobët përpara klasës, detyrat jane plotësuar por…mësuesi e ka fajin për notën ngelse. Nuk jep shpresë, prodhon vetëm papunësi dhe mjerim.

Nga papunesia njerzit në Shqipëri., si në mëngjes, drek apo dark të gjithë vërshojnë kafeneve. Vetëm thasheteme, ndonese janë të gjithë pa probleme e halle…

Në muret e cdo lokali varen ekranet televizive ku shfaqen politikanët socialist mashtrues që bëjnë sikur po interesohen për qytetarët. Edi hedh dhe Eri pret., të kthyer në fallxhore me veshje shumë ngjyrshe, vërshojnë si të tërbuar ekraneve e studiove me fjalorin e tyre te ulet….24 ore, 7 ditë të javes duke manipuluar cdo cast, cdo audience…

Gjithandej njerzit duken të mpire nga dorezat e manipulimit. Në fytyrat e tyre shikon vetëm zhgënjim, ankthe vetëm ankthe. Diskutoin si do bëjmë për nesër. Kë të thërrasim në telefon e ti kërkojmë ndonjë lek për të shtyrë muajin.

Fatkeqesia mbizotëron gjithandej, shteti ështe kthyer si ato puntorët pastrues të bashkisë që mezi fshijnë rrugët me gropa, me fshesa të kalbura prej kashte, të cilat kur i tërheqin lënë cdo gjë pas. Jemi kthyer në mesjetë – jetohet vetëm për sot, pa një të ardhme…

Prospektiva nuk ka, të gjithë ikin. Mafja mbizotëron në cdo skaj e cep të Shqipërisë. Makinat luksoze vershojne në rrugë si të çmëndura, kush e kush të jetë i pari – të duket vetja se jeton në kaos.

Sot qeveritarët socialist me fytyrë djallzore mbulojnë bulevardin me figurat e kriminelve komunist/sllav si heronjë të shqipëris me urdher të skicofrenit-marksist. Qe shpirtin e ka në Mosk mendet në Serbi dhe duart në Turqi.

Si mundet Shqipëria të ecë përpara dhe të jetë pjese e Europës me gjithë këto probleme?! Kur kryeministeri marksist ka falimentuar në të gjitha drejtimet dhe s’di të japë dorheqjen?! Paraqitet si padron me aftësia të ulët pa kuptuar realitetin, zgerdhihet si i cmëndur dhe mendon se është i pa thyeshëm!

Në demokraci nuk ka të pathyeshëm. Sot koha është e njerzve që po kërkojnë të ecin përpara.

Shqipëria meriton të jete nje qytetërim Europian, dhe jo një qytetërim anadollak me sytë nga Turku, Moska dhe Beogradi.

Shqiptarët duan punësim, mirëqenie dhe shpresë. Njerëzit duhet të votojnë për demokracinë dhe Shqiperia Atedheu jone i çmuar duhet të votojë shpresën për një të ardhme të sigurtë me syte nga Perëndimi.

Nga Agustin M. Mirakaj