Zgjedhjet në Kosovë, Exit Poll-et nxjerrin fituese LDK-në e LVV-në

PRISHTINË, 6 Tetor 2019- Në Kosovë mbrëmjen e sotme kanë përfunduar votimet e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 6 Tetorit 2019, me pjesëmarrje rreth 45% sipas të dhënave jopërfundimtare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka paralajmëruar orën e mbajtjes së konferencës për shtyp për shpalljen e rezultateve preliminare.

Exit Poll-et nxjerrin fituese Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje në dy vendet e para, madje edhe me përqinje të barabartë, ndërsa në vendin e tretë Partinë Demokratike të Kosovës.

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Klan Kosova, që nuk paraqet rezultatet zyrtare, partitë politike në vend, në këto zgjedhje, janë renditur kështu:

1: LDK dhe Vetëvendosje me 30%

2: PDK me 22.28%

3: AAK-PSD me 10.58%

4: Nisma – AKR me 4.41%

Të tjera: 2.20%: