Gazment Oketa: Të bashkohemi që të bëjmë të mundur rotacionin politik

Ish-zv/kryeministri dhe ish ministri i Mbrojtjes gjatë qeverisjes së PD, Gazment Oketa i bën thirrje të gjithë ish-funksionarëve të lartë të selisë blu të bashkohen.

“Të gjithë ata që e gjejnë veten te e djathta. Jo vetëm për shkak të pozicioneve që kanë marrë, por për shkak të bindjeve politike, për shkak të identitetit politik, do të ishte mirë të bashkohemi të gjithë së bashku në një front politik për të bërë të mundur rotacionin politik”, shprehet ndër të tjera Oketa.

Zgjidhjen e krizës politike e sheh vetëm te dialogu, ndërkohë që ka bindjen se e bashkuar opozita është fituese përballë një qeverie të tillë.