Lulzim Basha: Në mandatin e parë qeverisës do rrisim rrogën minimale në 400 euro

Jetojmë sot në një vend pa mundësi punësimi, ku rroga minimale është përtej çdo kufiri të pranueshëm dhe kostot e jetësës janë rritur në maksimum.

Biznesi i vogël është në kolaps, frigoriferët e shqiptarëve janë bosh, jeta po bëhet gjithmonë e më e papërballueshme dhe 70% e të rinjve kanë si aspiratë largimin nga vendi.

Shqipëria ka mbetur me marshin indietro dhe ëndërrat tona për t’iu bashkuar familjes tonë europiane në vend që të afrohen, largohen çdo ditë.

Por nuk ka pse të jetë kështu sepse ne jemi një popull punëtor dhe me një qeveri që ndihmon si biznesin, ashtu edhe qytetarët, ne mund të kapërcejmë të gjitha parashikimet.

Por për këtë na duhet një drejtim i ri, na duhet një ndryshim.

Ne zotohemi se brenda 6 muajve të parë të qeverisjes do të rrisim pagën minimale në 300 euro ndërsa deri në fund të mandatit, paga minimale do të rritet në 400 euro.

PD dhe opozita e bashkuar kane planin dhe vizionin për një Shqipëri të përparuar e europiane.

Numërimi mbrapsh i një qeverie antipopullore dhe antieuropiane ka filluar! #ShqiperiaSiEuropa🇦🇱🇪🇺