Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Gjykata për Krimet e Rënda po zhvillon sot seancën gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mësohet se prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin Tahiri.

Por, duke marre parasysh faktin se Tahiri ka kerkuar gjykimin e shkurtuar dhe kjo eshte pranuar, ai përfiton ulje me 1/3 e dënimit, duke bërë që Prokuroria të kërkojë 8 vite burg.