Nisin arrestimet pas protestës, në pranga dhe kryetari i FRPD-së në Shkodër

Shkodër, kanë nisur dhe shoqërimet e para në polici. Sikurse bën me dije dega e Partisë Demokratike në qytetin verior, mes të arrestuarve është edhe kreu u FRPD-së së Shkodrës, Arvit Bushati.

“Shkodra,nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës !

Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës,e konstituimi i këshillit ilegjitim bashkiak,asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë,kur vendi i organizimit ndërrohet në sekondën e fundit e mbledhja organizohet me prezencën e forcave të FNSH-së. Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës.Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre,në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike,Shkodër Arvit Bushati.

Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë.

Të gjithë bashkë për të mos pranuar që e keqja të mbysë djepin e demokracisë !”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Pas shoqërimit të Bushatit, me forcat e policisë është konftroktuar ish-deputeti Bardh Spahia. Ai u ka kërkuar atyre kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Bushatit.

“Ku e ke kërkesë, zbatoni ligjin dhe mos prek njeri me dorë”- thotë Bardh Spahia.