Dalip Greca: DINJITETI PËRBALLË TOTALITARIZMIT

ISH TË PËRNDJEKURIT NË LUSHNJE: KUJTESË, LULE, FOTOGRAFI NGA JETA NË KAMPET E INTERNIMIT DHE PROTESTË

-Kryetari i të Përndjekurëve Nebil Çika: Është hipokrizi të vish dhe të vendosësh lule tek Memoriali dhe të mos kërkosh falje për krimet e komunizmit, është hipokrizi të vish këtu mes atyre që vuajtën dhe të qëndrosh në Parlament me ata që kanë kryer krime ndaj shtresës së të përndjekurëve apo kanë bërë vrasje në kufi…

-Uran Kostreci: Ne, serës sonë, nuk na takon që të mos sillemi me fisnikëri dhe të mos respektojmë kodin e mortit…

-Sofokli Kuqeshi: Ju vazhdoni të na shihni ne si “delja e zezë”, përse ne duhet të vazhdojmë të vuajmë edhe sot…As një emër rruge në Savër nuk keni miratuar në kujtesë të vuajtjeve tona…Së paku ruani një barakë si dëshmi të jetës tonë të mundimshme….

– FAIK MATJANI: KISHA SHUME PER TE THENE PER PORTOPALERMON, PER GJAZEN, PER…POR NUK ME PYETI NJERI….

****

Të Djelën, 18 Gusht 2019, në Orën 10 të mëngjesit, në qytetin e Lushnjës, pranë Monumentit Kombëtar të Internim-Dëbimeve për vitet 1954-1990 nisën takimet e Kujtesës. Veprimtaria u organizua në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Organizatorë të veprimtarisë ishin Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjës, Institutin për Integrimin e të Përndjekurve, Shoqatën Antikomuniste të Përndjekurve Politikë etj. Nën moton: “Dinjiteti përballë totalitarizmit”, organizatorët synonin të risillnin në kujtesë jetën në kampet e internimit në të gjithë komponentët e saj nga vuajtjet, përndjekjet, apelet, privimet, deri tek martesat.

Takimet pranë Memorialit Kombëtar tashmë janë të përvitshme. Ish të përndjekurit politikë, familjet e internuara, të mbijetuar nga kampet e vuajtjes, vijnë edhe nga emigracioni për të ruajtë dhe përcjellë kujtesën e vuajtjeve të kohës së diktaturës. Kësaj veprimtarie i ishte bashkuar edhe ambasadori Zviceran në Shqipëri z. Adrian Maître, Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve të Ish Sigurimit zonja Gentiana Sula me bashkëpunëtorët e saj, Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurëve Politikë Nebil Çika, kryetari i bashkisë Fatos Tushe, deputeti socialist Bashkim Fino, Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhami e të tjerë.

Pasi janë vendosur kurora me lule pranë monumentit, z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit, i ka përshëndetur bashkëvuajtësit dhe organizatorët dhe ka bërë thirrje për Kujtesë.

Më pas pjesmarrësit kanë shkuar në mjediset e Qendrës Kulturore’Vaçe Zela” për të ndjekur ekspozitën fotografike nga jeta në kampet e internimit si dhe për të parë dokumente nga Dosjet e e përndjekjet e sigurimit famkeq të diktaturës, që ekspozoheshin për herë të parë. Kryetarja e Autoritetit ka përgëzuar grupin e punës që e ralizuan ekspozitën si: Ardita Repishti, Anton Dukagjini, Bianka Hada, Ardiana Topi, Eda Isaku , Simon e Pal Mirakaj, Altin Hoxha e të tjerë.

Në sallën e Kinoteatrit me ish-të internuarit dhe trashëgimtarët e tyre, qytetarë e të ftuar të tjerë, ka nisë prezantimi i projektit të Autoritetit në bashkëpunim me IPP e SHAPP, për kthimin në vendkujtese të qendrave të internimit, bashkëbisedim i hapur ku pritej të shkëmbeheshin ide e sugjerime me të pranishmit. Ndoshta këtu e pati zanafillën edhe revoltimi i disa prej ish të internuarave, që ndërprenë aktivitetin. Ato nuk e panë veten objekt të aktivitetit dhe protestuan për mospërmendjen e emrave e disa familjeve që vuajtën në këto kampe deri më 1991, e cilësuan hipokrizi pjesmarrjen e deputetit socialist, dhe njëra prej tyre i kërkoi sallës që të ngrihej në këmbë dhe të mbante 1 minut heshtje për të ndjerin Sherif Kaloshi, që sapo ndërroi jetë në Kanada.

Në shenjë proteste për pjesmarrjen e deputetit socialist Fino, Vera Iliazi, Rudina Dema dhe Bedrie Kaba, braktisën sallën duke u pasuar edhe nga të revoltuar të tjerë.

KRONIKA:Takimin e bashkëbisedimit e ka hapë Ardita Repishte, që ka përshëndet të pranishmit dhe ka ftuar kryetarin e Bashkisë z. Fatos Tushe për të përshëndetur. Z. Tushe ka përgëzuar bashkorganizatorët, pjesmarrsit, dhe ka vlerësuar pjesmarrjen e ambasadorit zviceran. Më pas ai ka vlerësuar….(Me pas do te publikojme me shume fotografi…