Edvin, mos vazhdo ta perdoresh policine per te mbrojtur Valdrinat e tu!

E versule policine me gjithe kalinat e tu kriminela kunder djemve te mire te Shkodres qe mbronin demokracine e ligjin. Arrestove e sulmove me gaz helmues e me c’munde njerezit e lire e te ndershem thjesht dhe vetem se ti do ti nenshtrosh shkodranet e shqiptaret ndaj trafikanteve, matrapazeve e batakcinjve. Tani prape ja ke vene ne sherbim policine, qe paguhet me taksat e njerezve te ndershem, Valdrinit te denuar per trafik droge per te zbuluar se kush shperndau ne Shkoder fletepalosjet kunder krimit, kush ushtroj te drejten kushtetuese per te protestuar kunder tij. Mblidh mendt! Ik ti me gjithe Valdrinat! Jo me Shkodren, s’ti tolerojme e s’ti durojme ma as komunistet e as kriminelat qe kerkon tu japesh pushtet. Ndersa atyre policeve te ndershem u bej thirrje qe edhe pse nen presion te jashtezakonshem, te mos vazhdojne qe me urdher te shefave te pozicionohen ne anen e krimineleve tashme te faktuar, por te dalin ne krah te ligjit e te interesit qytetar! Koha e llogaridhenies eshte shume afer.