Alarmi nga SHBA: Në Shqipëri po pastrohen qindra milionë euro të krimit

“Zëri i Amerikës” ka hedhur hije të forta dyshime, për arsyen e vërtetë të zhvleftësimit të madh të monedhës euro në vendin tonë. Por mes rreshtave, spikat një alarm tronditës i bërë nga media zyrtare e Departamentit të Shtetit.

“Vendi vazhdon të ketë një deficit të llogarisë korrente prej 700 milionë eurosh, Vijon të ketë një deficit tregtar prej disa miliardë euro, dhe vazhdon të ketë një monedhë kombëtare që vazhdimisht forcohet e forcohet edhe pasi Banka e Shqipërisë ndërhyn në mënyrë të jashtëzakonshme duke blerë disa qindra milionë euro brenda pak muajve. Kjo tregon se në treg ka para të pista , nuk ka ndonjë shpjegim tjetër të logjikshëm”

Departamenti i Shtetit në një raport për Shqipërinë i cili i është dorëzuar Kongresit në ditët e fundit të muajit Mars të këtij viti.

Në pjesën e raportit ku trajtohet çështja e  pastrimit të parave në Shqipëri, Departamenti i Shtetit, thotë se gjatë vitit 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri sipas DASH janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda.

Fakti më i rënda që konstatohet në këtë raport është certifikimi i Shqipërisë, si bazë operacionesh ndërkombëtare për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

Përveçse goditjes fatale që po i bën ekonomisë shqiptare ky lëvrim masiv i parave të krimit ndërkombëtar, kjo situatë fakton përfundimisht se qeveria Rama nuk është as një gjë tjetër përveçse një organizatë mafioze në pushtet. Del qartë edhe arsyeja se përse është kaq arrogante në kontrollin e të gjitha institucioneve të cilat mund të hetonin apo ndalonin investimin e parave të pista dhe mbi të gjitha se përse këmbëngulet me arrogancë kapja e zgjedhjeve të lira.