Agustin M. Mirakaj: Qeveria Shqiptare është si një dhemballë e prishur

Protesta është shpresë dhe qëndresa e vetme për të denoncuar cdo dite, cdo javë, cdo muaj fytyrën e krimit dhe sistemin e kalbur nga bandat e veshura me petkun e politikanit.

Sistemi ka krijuar disa qenie të cuditshme, ku këto te fundit mburren e thonë bravo ai që vodhi, bravo ai që mbolli e shiti drogë, bravo se ai beri lek dhe iku….Skandalet nuk kanë fund ; jemi të rrethuar nga nje sistem totalitar I mirfillt me strategji shkaterruese për vendin.

Tashmë shqipëria është transformuar në një semafor të vërtetë, që përdoret nga cdo i huaj apo politikan keqbërës. Si puna e kurvës te drita e kuqe që pret cdo makinë që kalon, frenon dhe shkon.

Ndërgjegjie nuk ka më!

Të gjithë arratisen. Demokracia e brishtë në Shqipëri nuk eci në rrugën e duhur.

Ne qeverisemi nga disa rryma të errëta, nga politikan mediokër, të korruptuar, që kanë drejtuar për dekada dhe dënuar shqiptarët që në kohën e të pafeut, dhe vazhdojnë përsëri të jenë akoma në krye.

I pafeu është ulur kembëkryq dhe fërkon duart.

Të gjithë qahen, të gjithë ankohen, por zgjidhje nuk ka….

Për 7 dekada e gjysëm sistemi vepron në mënyrë kriminale duke shtypur, vjedhur, shfrytesuar njerëzit. Për të mos i dhënë atë që i takon…. “PRONËN, LIRINË dhe SHPRESËN”.

Social-Rilindasit janë fytyra e vertetë e rilindjes komuniste, fatkeqesisht apo dhe qellimisht mendojnë se karrikja është e përhershme, duke e shfrytëzuar vendin në mënyë barbare me metoda mafjoze.

Pse vallë të jet kaq veshtirë të rregullohet ky vend ?? Të lartëpërmendurit krietarë e kthyen shtetin ne pazarhane droge, drog dhe vetem drog.

Këto politikanë keqbërës janë kthyer në vampirë, si qenër të tërbuar me dhëmbë të mprehtë, me jargë në gojë, të gjakosur per të coptuar frymën e ndryshimit.

Dhëmballa është e prishur dhe duhet patjeter një dentist i specializuar, për te shkul rrënjet e sistemit të kalbezuar që është kthyer në gangrenë për Shqiptarët.

Sistemi është kthyer në mocal, i cili duhet tharë dhe kthyer në nje kantierë shprese për një Shqipëri moderne Europine Perendimore.

Shqiptaret jane në kohë të veprojnë me dorë të fortë, duke dënuar sistemin e eger të instaluar prej një periudhe të gjatë.

#duhetndryshimpërshpëtim

Agustin M. Mirakaj