Për një kothere bukë!! Njësoj siç qytetarë të caktuar në qytetin Medelin të Kolumbisë i janë mirënjohës Pablo Escobar

Ish-spikerja e Top Channel Erjona Shehu (sot me profesion mjeke), i ka kushtuar një shkrim financierit multimiliarder George Soros, duke shprehur mirënjohjen e saj të pakufishme për të. 

…unë di të jem mirënjohëse. Pas dy familjeve të mia, njeriu që ka investuar më shumë në formimin tim profesional, edhe pse nuk është fare në dijeni të ekzistencës sime, është Xhorxh Soros.
667 mjekë nga Shqipëria, kanë ndjekur trajnimet dhe observershipet e tij. Kemi pasur lektorë ndër më të mirët nga SHBA, Gjermania dhe Austria. Na ka nxjerrë nga bota shqiptare, që cave na rri e ngushtë e cave na rri e gjerë, na çoi në botën mjekësore perëndimore, na pagoi udhëtimin, fjetjen, ushqimin, na dha dije mjekësore, na bëri më mendjehapur dhe ndikoi në mënyrën sesi e shohim profesionin tonë dhe si e ushtrojmë atë. Mjekësia shqiptare i detyrohet shumë, politikëçudibërësit shqiptarë i detyrohen shumë, pasi ka bërë punën e tyre.”