Herion Mustafaraj – Kjo nuk eshte Shqiperia qe donim, kete mund ta bej vetem nje sistem i ndyre diktatorial e aspak demokratik.

Te quash nje pakice kombetare ata qe mbrojne kulturen e nje kombi e te ndersesh mbi ta pjesen tjeter qe i paguan me krrodhe buke e i vesh me rroba policie, apo ata qe te trembur rrine neper shtepira se nuk duan te humbin nje vend pune, nje rroge qe i mban me buke femijet e tyre , eshte te skllaverosh mendjen dhe shpirtin e te dy paleve, te skllaverosh kombin tend.

Kete mund ta bej vetem nje sistem i ndyre diktatorial e aspak demokratik.

Kjo nuk eshte Shqiperia qe donim ne vitin 90 kur me lopate keputem koken e bustit te Enver Hoxhes ne Akademine e Arteve e quheshim huligane e na kerkonin te na kalbnin burgjeve. Edhe pse rrezikonim jeten tone e te prinderve tane po te na zbulonin, nuk u menduam 2 here dhe e beme, sepse nuk durohej me te jetoje si qen qe leh per te ruajtur pronarin qe te lidh me zinxhire per nje cope kocke shperblim.

Ishin ata qe qeverisin sot qe fshiheshin te turperuar sepse nuk na kapnin dot me, e me pas u hodhen ne krahur tone, duke vjedhur revolucionin.

Ata qe na spiunonin me pas u hoqen dhe si lidera te revolucionit, per te kapur pozitat qeverisese te prinderve te tyre qe po i shembej themeli nen kembe.

Historia u shtremberua, e verteta u harrua, se genjeshtrat u kthyen ne heroizem, e ja ku perfunduam pas 30 vjetesh.

Me vjen keq qe sot artistet detyrohen perseri te behen militante , apo te jetojne te ndrydhur, te mos kene kurajo te mbrojne endrrat e misionin e tyre sublim , Kulturen Shqiptare.

Ata qe po luftojne per nje godine me jeten e personalitetin e tyre , sot hidhen ne kete loje te felliqur palesh, e behen preh e nje histerie te krijuar me kast , per te fshehur felliqesira me te medha nen rrogozin e korrupsionit mbare qeverises.

Vetem nje Shvejg mund te udheheqe nje popull ne kete menyre duke perdorur filozofine e tij:

“Pse duhet ta zgjidhim, kur mund ta ngatarrojme !” .

Sa idjot duhet te jesh qe te besosh ne nje maskarallek te tille .Deri kur do zgjase ky mizerabilitet.

Duket sikur po jetojme nje rreth vicioz qe do na zhduke nga ndergjegjesimi patriotik, si ne nje centrifuge e prishur qe s’pushon se shtrydhuri trurin derisa te vdesi ç’do shprese.

U bene 80 vjet qe vetem rrotullohemi si kali ne leme. U beme gazi i botes.

Turp e faqja e zeze si jemi katandisur te gjithe bashke nga koka e deri tek kembet. Turp ! FB