Policia rrethon Teatrin Kombëtar, nis bastisja e plotë e godinës

Një numër i madh policës ka rrethuar mëngjesin e sotëm godinën e Teatrit Kombëtar e cila është  vendosur nga qeveria dhe bashkia që të prishet.

Ndërsa ka filluar prej disa ditësh largimi i objekteve brenda tij si duket ditën e sotme do jetë një aksion i plotë për zbrazjen nga të gjitha materialet e brendshme.

Ndërkohë policia ka gjetur kundërshtimin edhe sot të artistëve ku ka pasur edhe përplasje fizike me regjisorin Edmond Budina.

Kriminelët më morën zvarrë, si të isha një leckë, kjo është një gjë e ndyrë. Ne po mbrojmë kulturën dhe qytetarinë shqiptare, të vijë një polici që s’ka pikën e dinjitetit, nuk e di se çfarë mund të themi.

Sa të jetë jeta nuk do ta harroj, Edi Rama mbaje mend këtë që më ke bërë, ti dhe këlyshët e tu, asnjëherë nuk të kam sulmuar direkt, po këtë që ndodhi sot nuk mund ta fal.

Nuk e kam bërë as regjisorin dhe as aktorin, i mbështetur te politika, e kemi bërë gjithçka me djersë dhe me gjak”, u shpreh Budina