Meta dorëzon kërkesën në Gjykatën Kushtetuese: Shkatërrimi i Teatrit është krim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, foli sot për mediat pasi dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të rrëzuar ligjin për Teatrin që i jep të drejtë Qeverisë të shemb Teatrin Kombëtar.

“Duhet të theksoj rëndësinë e madhe që ka akti im sot që është në rend të plotë me përpjekjet e mia në raport me Kuvendin, me zgjedhjet vendore të përfshira në këtë proces kriminal të kapjes më flagrante të shtetit, dhe në kundërshtim të plotë me interesat kombëtare të vendit tonë, pasi ligji për shkatërrimin e teatrit është simbol, kryevepër, ku si anjëherë tjetër më parë kryhet në anonimat të plotë.

Unë dua t’i sigurojë të gjithë se kam ardhur sot këtu për të garantuar se Republika e Shqipërisë do të jetë një vend ku sundon populli, boll më me sundimin e oligarkëve.

Nuk jemi rastësisht pa Gjykatë Kushtetuese, dhe fajin nuk e ka Reforma, por e la Ramaforma.

Shkatërrimi i Tetrit Kombëtar është krim Kushtetues dhe Kombëtar është përpjekje për të instaluar me dhunë “ the rule of oligarcs” në Shqipëri,”-tha Meta