Mbahet në Tiranë koncerti simfonik”Le të jemi të lumtur

Ditën e enjte më 11 korrik 2019 në orën 19:00 Orkestra simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja do të vijë për publikun e Tiranës me një program veprash nga Puçini, Verdi, Rosini etj. 

Klarinetisti Igli Tuga dhe fagotisti Orges Malaj,do të jenë solistë të kësaj koncerti që mban titullin “Le të jemi të lumtur” ose  “Let’s be happy” siç është emërtuar nga organizatorët ndoshta me synimin për të ftuar edhe publikun ndërkombëtar të Tiranës.

Tuga, Malaj dhe Kraja dhe orkestra ftojnë publikun për një mbrëmje të paharruar.