Media Gjermane/ Po votohet me këmbë.

Gazetarja Jana Lapper bën disa konstatime interesante në shkrimin e saj.

“Ajo që po ndodh aktualisht në Shqipëri është një krizë e vërtetë kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, e cila mund të vendoste, nuk është në funksion prej më shumë se një viti. Si pjesë e një reforme gjyqësore, që ka kryer qeveria Rama vitin e shkuar, shumica e gjyqtarëve ka dhënë dorëheqjen.

Për të kërkuar rrënjët e konfliktit, duhet të kthehemi 30 vjet pas. Që prej fundit të diktaturës komuniste të Enver Hoxhes, krimet e asaj kohe nuk u përpunuan, autorët e tyre ulen edhe sot e kësaj dite në parlament”, shkruan ajo.

Sipas gazetares, Shqipëria mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në fund të këtij viti. Po ashtu, këto zgjedhje do jenë edhe një test për vendimin që do merret në vjeshtë për hapjen ose jo të negociatave.

“Përveç kësaj, zgjedhjet lokale shihen si një provë e parë e situatës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, që mund të afrohen në fund të këtij viti”.

“Por kjo provë e parë ka të ngjarë të ofrojë një pamje të deformuar. Opozita ka lajmëruar se do të bojkotojë votimin të dielën. Në shumë rrethe konkurron vetëm një kandidat. Përveç kësaj, PD kontrollon pothuajse gjysmën e bashkive në vend- nëse ato do lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve, kjo është e diskutueshme. Mbi të gjitha, bashkitë veriore, të dominuara nga PD, ka të ngjarë të mos njohin rezultatin. Mund të priten të tjera trazira”.