Rama mbyll kufijtë si Enveri: Kush na del kundër, s’do e lëmë të dalë nga Shqipëria

Situata në Shqipëri ka shpërthyer pas këmbënguljes së Edi Ramës, në kundërshtim të Kushtetutës, për të zhvilluar zgjedhje në datën 30 qershor.

Sot ka dalë me një tjetër kërcënim.

Duke folur nga një prej takimeve-tallava të tij, Rama ka kërcënuar se kush prek zgjedhjet nuk do lejohet të dalë nga Shqipëria.

‘Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral.

Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament. E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi.

Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Ata nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre’, tha sot Edi Rama.