17 vota të paligjshme Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, dalin (Emrat)

Mes shumë debatesh e kundërshtish, Skënder Gjinushi është votuar në krye të Akademisë së Shkencave. I vetmi kandidat për postin e kryetarit, Gjinushi, mori votën e 35 anëtarëve nga 43 pjesëmarrës në votim.

Sipas të dhënave që disponon gazeta, bëhet fjalë për 15 anëtarë që kanë festuar tashmë 75-vjetorin e lindjes. Gjithashtu, ka edhe një tjetër handikap. Bazuar në nenin 6 të ligjit, sipas të cilit janë zhvilluar zgjedhjet, mandati i një anëtari të Akademisë së Shkencave bie ndesh me funksione drejtuese në parti politike. Këtë të fundit e shkelin dy prej tyre, duke e çuar kështu në 17 numrin e votave të jashtëligjshme.

AKADEMIKËT QË VOTUAN

Aurela Anastasi Anastas Angjeli funk. politik Kosta Bajraba Apollon Baçe mbi 75 vjeç Gudar Beqiraj Salvator Bushati Floresha Dado Albert Doja Neki Frashëri Nazmi Gruda Skënder Gjinushi funk. politik Jorgan Kaçani Adnan Kastrati Anesti Kondili mbi 75 vjeç Efgjeni Kongjika Fatos Kongoli Rexhep Mejdani Arben Merkoçi Beqir Meta Petraq Petro Edmond Pinguli Bashkim Resuli mbi 75 vjeç

Xhevahir Spahiu Vasil.S Tole Jani Vangjeli Merenglen Verli Floran Vila mbi 75 vjeç Besim Elezi Muzafer Korkuti Arian Durrësi Ilirian Malollari Gjovalin Shkurtaj mbi 75 vjeç Shaban Sinani Nestor Thereska Bahri Beci mbi 75 vjeç Bardhyl Golemi mbi 75 vjeç Dhimitër Haxhimihali mbi 75 vjeç Ismail Kadare mbi 75 vjeç Ethem Likaj mbi 75 vjeç Luan Omari mbi 75 vjeç Emin Riza mbi 75 vjeç Jani Thomai mbi 75 vjeç Mark Tirta mbi 75 vjeç