Arrestohet Loredana, gruaja e Mozzik. Mashtroi çiftin dhe u mori miliona franga, si qarkullonte me makinat luksoze

Reperja e njohur Loredana Zefi, partnerja e Mozzik, është arrestuar mbrëmë nga autoritetet zvicerane.

Autoritetet e drejtësisë kanë konfirmuar se ajo dyshohet për mashtrim. Loderana është prangosur në shtëpinë e saj në Luzern, raporton gazeta 20min.ch

Loredana është e dyshuar për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga të tjera. Paratë pretendohet të jenë marrë përmes kanosjes dhe kërcënimit.