Rudina Hajdari e Astrit Patozi krijojnë parti të re, BINDJA DEMOKRATIKE

Krijohet një tjetër parti e djathtë. Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi janë themeluesit e partisë së fundit politike që do të regjistrohet në fillim të javës së ardhshme dhe do të mbajë emrin Bindja Demokratike.

Ndërkohë mësohet se pjesë e partisë së re janë bërë disa prej figurave që kanë qenë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike. Vetëm pak ditë më parë, Astrit Patozi  doli hapur në mbështetje të  Rudina Hajdarit dhe mes tyre pati dhe një takim. Po kështu janë ftuar edhe të tjerë të larguar dhe të pakënaqur nga PD.