Qeveria kanadeze ‘masakron’ Shqipërinë: Mund të grabiteni lehtësisht, turistet mund të ngacmohen sekualisht…

Qeveria e Kanadasë ka përditësuar të dhënat për të gjithë shtetasit e saj që kërkojnë që të udhëtojnë drejt Shqipërisë, duke i paralajmëruar dhe për incidentet që mund t’iu ndodhin në Rinas, referuar grabitjes më të fundit, ku u morën rreth 10 milionë euro.

Po ashtu në raport Shqipëria përshkruhet dhe për konflikte mes bandave rivale, dhe një prezencë të madhe të krimit të organizuar. Po ashtu sipas qeverisë kanadeze, gratë që udhëtojnë të vetme drejt Shqipërisë, mund të bëhen objekt i ngacmimeve seksuale.

‘’Krimet e vogla, të tilla si vjedhja nëpër xhepa dhe rrëmbimi i çantave janë të shpeshta, ndodhin veçanërisht në transportin publik dhe në zonat turistike. Vjedhja e automjeteve është e zakonshme.

Vështirësitë ekonomike dhe disponueshmëria e lehtë e armëve të zjarrit rrisin rrezikun e incidenteve të dhunshme, plaçkitjeve dhe ndalimit të makinave.

Pajisjet e vogla shpërthyese janë përdorur në sulme të shënjestruara, duke përfshirë edhe Tiranën. Disa incidente të dhunshme kanë ndodhur gjithashtu në ose pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. 

Turistët zakonisht nuk janë në shënjestër, por mund të ndodhin konfrontime të dhunshme midis bandave kriminale të organizuara rivale”, thuhet mes të tjerave në të dhënat për Shqipërinë.