Protesta e opozitës jehonë në mediat e huaja: Mijëra mbështetës në shesh për dorëheqjen e qeverisë

Protesta e djeshme e opozitës është pasqyruar edhe në disa nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare.

‘Washington Post’, ‘Euronews’, ‘Fox News’, ‘CNA’,‘Il Fatto Quotidiano’etj., raportuan zhvillimet e djeshme në Tiranë, ku opozita u mblodh për të nëntën herë prej shkurtit, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama dhe zgjedhje të parakohshme.

“Partitë e opozitës shqiptare u mblodhën sërish në kryeqytetin e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria e mohon.Udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha, bëri thirrje për “një rotacion të menjëhershëm politik”, duke kërkuar një qeveri tranzitore pa Ramën dhe zgjedhjet e parakohshme”, raporton ndër të tjera Fox News’.Prestigjozia italiane ‘Il Fatto Quotidiano’ ka shkruajtur për opozitëtarët, por jo vetëm, dhe për qytetarët të cilët protestuan dje para Kryeministrisë.Sipas gazetarit Giancarlo Padovan, protesta e djeshme ishte një nga protestat më të mëdha, ku  në shesh ndodheshin rreth 120 mijë protestues.