FMN: Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet

Lajmet nuk janë të mira as nga ekonomia globale dhe sidomos ajo europiane, nga e cila ne varemi dukshëm, teksa FMN pret që rritja të jetë më e ulët për 70% të globit. Italia, drejt të cilës shkojnë gati gjysma e eksporteve shqiptare pritet të rritet me vetëm 0.1% në 2019-s, sipas FMN-së, duke e ulur pritshmërinë me 0.5 pikë përqindje në krahasim me raportin e janarit.

Për Shqipërinë, në krahasim me raportin e tetorit, FMN ka rritur vlerësimin për ekonominë në 2018-n, nga 4 në 4.2%, ndërsa ka mbajtur të pandryshuar pritshmërinë për 2019-n.