Donald Trump: bëhet gjysh për herë të dhjetë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump do të bëhet gjysh për herë të dhjetë. Lajmin e ka dhënë djali i tij Eric, i cili përmes një statusi në Twitter ka lajmëruar se do të bëhet baba për herë të dytë.

Lara dhe unë jemi të ngazëllyer për të njoftuar se do të shtohet një anëtar tjetër në familjen tonë në gusht! Luke do të jetë një vëlla i madh!,-u shpreh djali i Presidentit në Twitter.