KY ËSHTË DREJTORI I EDI RAMËS, PËRGJEGJËS PËR SIGURINË E AEROPORTIT RINASIT!

Nga Bledi Mane

Shikojeni me vëmendje. Quhet Krislen Keri djali i Pilos nga Kuçova. Pilo ish deputet i Partisë Socialiste u prish me Ramën në fillimvitin 2013. Për inat shkoi te LSI Partia e Ilir Metës. Si shpërblim ia bëri të birin këshilltar dhe më pas drejtor në ministrinë e transporteve gjatë viteve 2013-2017.

Kur Rama fitoi zgjeshjet mandatin e dytë. P.Keri iu bashkua sërish dhe Edi Rama i bëri qokën. Djalin e Pilos, këtë pjeshkën kuçovare, Krislen Keri, e emëron drejtor të përgjithshëm të Aviacionit Civil Shqiptar.

Autoriteti publik zyrtar që merret me sigurinë në territorin dhe hapësirën ajrore të çdo lloj mjeti fluturues. Që hyn del apo fluturon mbi Republikën e Shqipërisë.

Shkurt shkoqur e qartë, grabitja e sotshme brenda aeroportit të Rinasit mbetet pëgjegjësi direkte e drejtorit Krislen Keri. Institucionit që ai drejton duke u paguar me taksat tona. E veç kësaj thagmës së sotshme, ky zyrtar i qeverisë Rama akuzohet edhe për vdekjen e dy fëmijëve. Të cilët u përplasën në makinën e nënës së tyre në autostradën afër Kavajës. Dhe e dini arsyen e poshtër?

Shikojeni me vëmendje në foto drejtorin e Autoriterit Shqiptar të Aviacionit Civil Krislen Keri. Shifeni nga lart-poshtë. Shikojeni dhe më thoni:

-A nuk u duken brekët e drejtorit aq të holla, të holla porsi gardhi i sigurisë së aeroportit të Rinasit?