Kembana e Biberaj eshte fillim/fund i Rames

Politikanët e sotëm nuk mund të shikohen më si udhërrëfyes!

Politikanët e sotëm nuk mund të shikohen më si udhërrëfyes atyre iu janë shteruar idetë. Ata nuk kanë çfarë të ofrojnë më shumë dhe nuk mund të shërbejnë si katalizatorë për ndryshime thelbësore.

Le të shpresojmë që tri dekada pas përmbysjes së komunizmit. Shoqëria shqiptare është në gjendje të prodhojë pishtarë të rinj, që do të zotërojnë aftësitë drejtuese që kërkon e ardhmja e kombit tonë”

Përse Kryeministri Rama nxitoi ta marrë si personale këtë analizë. Kjo analizë nuk është se kufizohet vetëm në punën e Kryeministrit Rama dhe as qeverisë së tij?

Nuk kufizohet as me politikën dhe gjendjen politike vetëm të Shqipërisë. Por me gjendjen dhe politikën e dy shteteve shqiptare në Ballkan?

Duke lexuar përgjigjen e Ramës dhe stilin e tij, për hir të së vërtetës. Letra është e shkruar me etikë dhe stil të bukur. Jo në natyrën arrogante dhe prepotente, përçmuese e tallëse të Ramës. Siç bën ai, por sigurisht me nëntekste dhe nënkuptime dukshëm lexueshëm.

Ku do ta paraqesë Biberajn si viktimë të opinioneve të kazanit mediatik të Tiranës apo të Berishës. Krahason gjendjen e shtypit të lirë me kohën e Berishës.

Kjo lojë e Partisë Socialiste për ta identifikuar Biberajn me Berishën dhe si mbrojtës i tij. Tashmë për një njeri me arsyetim normal është e dalëboje. Rama si “mik” i Biberajt, siç i drejtohet edhe në letër.

Duhet të dijë dhe duhet ta ketë kuptuar, n.q.s ka lexuar artikujt. Snalizat dhe librat e tij, sidomos librin “Tanzicioni shqiptar”. Biberaj është peng vetëm i principeve, moralit, detyrës dhe trashëgimisë së tij.

Rama “i jep të drejtën” Biberaj të ketë opinionet e tij, por nuk pranon dhe nuk pajtohet me “akuzën” për korrupsion.

Këtu fillon loja!

Duke qenë se sistemi i drejtësisë nuk funksionon, dhe jo vetëm, se kjo do të ishte gjysma e së keqes, por është i korruptuar dhe i inkriminuar me politikën dhe deri me krimin e rrugës, nuk ka se kush të hetojë, gjykojë dhe vendosë drejtësi nga organet e drejtësisë, pasi ato funksionojnë si sekserë të mbulimit krimeve në favor të shpërblimeve. Këtë e ka pranuar vetë Shenjti Rama, i cili është i vetmi i papërlyer në llumin politik postkomunist në 21 vjet në pushtet nga 28 vjet postdiktaturë.

Atëherë, media, dhe aq më shumë analisti amerikan Elez Biberaj, e vetmja fuqi që kanë është të konstatojnë dhe denoncojnë nëpërmjet fjalës së lirë, që autoritarizmi dhe paraja e krimit, dita-ditës po ngushton hapësirat e një media të paanshme dhe rolin e saj si pushtet i katërt.

Fatmirësisht, dora e gjatë e Ramës nuk mund të arrijë ta bëjë këtë përtej Atlantikut e aq më pak me Elez Biberaj si formim dhe si detyrë. Kjo i ka djegur Kryeministrit Rama në analizën e Biberaj, pasi e di se vetë detyra e tij ka informacione dhe më të thella si punonjës i lartë i administratës amerikane.

Kambana e Biberaj është fillim-fundi Ramës, por shqiptarët duhet të mendojnë për zgjidhje dhe jo për zgjedhje.

Nga Ilir Demalia