BASHA: Kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit….

Ja si ësht shprehur Lulzim Basha për ngjarjet e fundit në Shqipëri:

Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë. Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj.

Te gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto këmbana alarmi. Të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin. #ShqiperiaSiEuropa