Andi Përmeti: deputeti më i ri i Parlamentit/ Do luftoj kundër sistemit politik dhe kryetarëve perandorë

Unë deputet i opozitës/progrestiste. Padiskutim që do jem në opozitë të plotë me qeverinë. Por themel i qendrimit tim do jetë ndryshimi rrenjësor i sistemit zgjedhor dhe rrjedhimisht politik në Shqipëri.

Ky vend ka nevojë për një sistem zgjedhor te ri ku kryetarët e sotëm dhe ata qe do vijnë nesër sdo jenë perandor fuqiplotë në partitë e tyre. Por të kondicionuar nga vet sistemi për të qenë më demokratë dhe të vërtetë.

Do i qendroj bindjeve te mia, duke besuar thellësisht që kjo është zgjidhja e vetme për Shqiperinë. Shëmbja e këtij sistemi politik dhe kryetarëve të partive si perandorë.