Spartak Braho ka çuar njerëz në vdekje!

Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak te PPSH, sot deputeti Spartak Braho kanoset nga salla e Kuvendit pluralist per prerje kokash. Ai ka dhene dhe denime kapitale me Vdekje. Ne dokumentin e meposhtem shihet qarte se sa i politizuar behej akti i denimit (jopolitik) me vdekje. Referenca dhe pasqyra e llogarise eshte Komiteti i Partise se rrethit, ndersa per te denuarin me vdekje sajohen demonizime, sikur stervitej per te vrare kuadrot e ushtrise. Kjo si duket akordohet ne nje linje nxirjeje te denuarit me vdekje, i cili si person, sipas Brahos:
a) nuk eshte i denje per te jetuar, si i rrezikshem;
b) nuk eshte i denje për keqardhje e mëshire se vjen nga familje e deklasuar qe ka “strehuar kriminele” me 1948 dhe ka te denuar politike, dmth, familje antikomuniste.

Nga Agron Tufa