Drejtori i Zërit të Amerikës-Edi Rama ka minuar drejtësinë, është i korruptuar dhe autoritar

Drejtori per Euroazine ne ‘Zerin e Amerikes’, Elez Biberaj, ka kritikuar ashper kryeministrin e Shqiperise, Edi Rama. Në nje fjalimin ka mbajtur ne ceremonine e 110 vjetorit te gazetes ‘Dielli’. Biberaj deklaron se Rama po qeverise i pasfiduar edhe pse qeverisja eshte e dobet dhe korrupsioni eshte perhapur thelle.

Ai e konsideron Kryeministrin e Shqiperise, nje njeri autoritar, te korruptuar dhe jo transparent. Ende shton se nder te tjera Rama ka minuar institucionet e pavarura dhe gjyqesorin e ka mbushur me njerez besnike duke perdorur reformen ne drejtesi.

Pas fitores me nje shumice dermuese ne zgjedhjet e vitit 2017, Kryeministri Edi Rama qeveris i pasfiduar. Por sundimi i tij eshte demtuar nga qeverisja e dobet, korrupsioni i perhapur thelle, keqadministrimi ekonomik, dhe stili i tij i udheheqjes. Keto kan krijuar shume kundershtare siç ka ndodhur me disa udheheqes te tjere Europiano-lindore.

Rama eshte bere dukshem me autoritar, e i korruptuar, me arrogant dhe me pak transparent. Ai eshte perpjekur ta forcoje pushtetin e tij ne maksimum! Duke ngushtuar hapesiren publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqesorin me besnike, dhe duke margjinalizuar opoziten. Rama ka krijuar nje model qeverisjeje qe bazohet tek kleptokracia. Duke dhene pa tendera, kontrata me vlere qindra milione dollareshe per kompanite prane qeverise.

Marredheniet klienteliste mes zyrtareve qeveritare dhe biznesmeneve te njohur kane deformuar procesin vendimmarres te qeverise. Duke shkelur rregullat baze te lojes, duke prishur konkurrencen ne treg dhe duke u hequr qytetareve te zakonshem çdo mjet permes se cilit ata do te mund te ndikonin ne sjelljen e ndryshimeve.