Ballkanit Perëndimor nuk do të paguajnë roaming, ja vendimi

Është nënshkruar në Beograd marrëveshja për heqjen e çmimeve për shërbimin roaming. Vendet që tashmë nuk do të paguajnë janë Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia. Ka qenë Majlinda Bregu që e ka dhënë këtë lajm nëpërmjet Facebook.  Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një shtet tjetër, nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti. Pritet që marrëveshja të hy në fuqi në korrik të vitit 202