Mateo Salvini: E djathta shpres për Europën

Zëvendës-kryeministër i Italisë Mateo Salvini, organizon një mbledhje të partive të ekstremit të djatht europiane në Milano.

Salvini po thërret parti politike të djathta në mbarë Europën, me shpresë se e djathta do të pushtojë Europën. Ai synon ndërtimin e një aleance përpara zgjedhjeve në maj. Partitë e djathtë të Evropës janë në pushtet në Itali, Hungari, Austri dhe Poloni. Kanë krijuar forca politike të fuqishme në Francë dhe Holandë. Mediat Italiane njoftuan se partitë e ekstremit të djathtë nga më shumë se 20 vende u ftuan në ngjarje. Një zëdhënës i Lidhjes nuk pranoi të jepte detaje se kush mund të merrte pjesë, duke thënë vetëm se “detaje të mëtejshme do të jepeshin brenda ditëve të ardhshme”.