Kryemadhi/Largimi i Ramës e bën Shqipërinë një vend normal dhe europian.

Jemi akoma në periudhën e sensibilizimit, shqiptarët janë sensibiluar më shumë se kushdo tjetër. Por po sensibilizojmë socialistët në parlamentin e Edi Ramës, po sensibilizojmë edhe atë pjesë të Rilindjes, e cila e kupton vetë që çdo gjë ka marrë fund, por është vetëm një zvarritje, e cila shton edhe më shumë dëmin në radhët e Partisë Socialiste, se sa opozitës së vërtet shqiptare. 

Protestat nuk do të ndalojnë, 13 prill, 23 prill deri sa në Shqipëri të vendoset njëherë e mirë një sistem i vlerave dhe jo një sistem i antivlerave që ka ngritur Edi Rama.

Të vendoset ai sistem që çdo njeri që vjen në Shqipëri të mos ta mendojë Shqipërinë si parajsën e drogës dhe të parave të pista, por ta mendojë Shqipërinë si një vend europian që vjen dhe është i barabartë si në Francë, si në Itali, si në Gjermani.

Përballë ligjit je i barabartë, jo sepse këtu je ndërkombëtar dhe përballë ligjit nuk je i barabartë, por shqiptarët duhet të shkojnë, ata që nuk kanë mundësi të paguajnë dritat, faturat e ujit, ata që nuk kalojnë në vijat e bardha, të futen në burg, ndërsa ata që vijnë këtu shkatërrojnë Shqipërinë, shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve, ata që bëhen palë me krimin e organizuar, ata që mbyllin sytë me parcelat që mbillen me drogë, dhe ata duhet ta kuptojnë që nuk do të jetë më Shqipëria parajsa e tyre, por Shqipëria do të kthehet në një vend normal dhe vetëm me largimin e Edi Ramës ajo do të bëhet një vend normal”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.