Sot 2 Prill

Ky regjim e bijtë e etërve nuk mund të drejtojnë më vendin e të kenë në duar fatet tona.

E gjithë Shqipëria e veçanërisht Shkodra kujton me dhimbje masakrën e fundit të regjimit komunist, vrasjen e 4 bijve të nënave që kërkonin liri e demokraci.

Shkodra u përgjak, 28 vite me parë, e ajo dhimbje mbetet si plagë edhe sot, se pari për familjaret e me pas për të gjithë Shqiptarët. Beteja për liri e demokraci nuk kërkon jetë djemsh nënash, por kërkon vendosmeri si ajo e atyre djemve trima e heronj të demokracisë.

Për Komunizmin e komunistët nuk ka më vend e hapësirë për të drejtuar.
Ky regjim e bijtë e etërve nuk mund të drejtojnë më vendin e të kenë në duar fatet tona.

I përjetshem qoftë kujtimi i 4 Pishtareve të demokracisë.