Rama vetë-krahasohet me Duçen, opozita do të zhduket si në kohën e fashizmit.

Edi Rama sot nga Librazhdi nuk ka hezituar ta krahasojë veten me Duçen. Duke folur për djegjen e mandateve të opozitës, ai ka shkuar larg duke parathënë vdekjen e saj totale, ashtu si një parti italiane në vitet e para të shekullit që shkoi.

“‘Në vitin 2017 ata i humbën zgjedhjet duke qenë në qeveri. Ne mundëm Saliun duke qenë në pushtet dhe jo më Lulin me ‘fallxhoren’. Ata do të shkrihen si një parti në Itali në vitin 1920. Ashtu do të shkrihen edhe ata. Kjo histori duhet të marrë fund. Ata nuk e kanë kuptuar pse humbin”, tha sot Rama.

Rama kujdeset të thotë se ai nuk është Duçja në Librazhd, çfarë fshihet pas tij dhe pse kryeministri shqiptar po e përdor gjithnjë e më tepër këtë fabul? Kryeministrit është i rrezikshëm, sepse ai lë të hapur në Shqipëri, hipotezën se prej nga mund të zhduket opozita politike.