Rama thumbon kryebashkiaken e LSI-së: Pas 30 qershorit do të kesh kohë më shumë për beben

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin për “Furnizimin me ujë në zonat rurale” dhe kësaj here ka zgjedhur zonën e Rrajcës.

Rama ishte i shoqëruar nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca; ambasadorja gjermane Susanne Schultz dhe deputeti i zonës, Taulant Balla. E vetmja që mungonte ishte kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira, e cila sapo është bërë nënë.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk e la pa thumbuar kryebashkiaken duke u shprehur se pas 30 qershorit, PS-ja do t’i jepte mundësinë për t’u kujdesur me kohë të plotë për beben duke nënkuptuar se ajo do të humbiste në zgjedhjet lokale.