Nesër më 3 prill, ora 09:30 para Parlamentit

Fronti Opozitar do të zhvillojë nesër protestën e radhës para godinës ku mblidhet në seancë plenare parlamenti. Partitë e opozitës u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre dhe gjithë qytetarëve që paraditen e nesërme, në orën 09:30 të mblidhen para se të hyjnë deputetët.

Ashtu si dhe në protestat e fundit pritet që pjesëmarrja në miting të jetë masive. Tubimi i sotëm vjen pas vendimit të partive opozitare për të zhvilluar protesta sa herë që Partia Socialiste mbledh Parlamentin. Gjatë seancës pritet të bëjnë dhe betimin tre deputetë të rinj që kanë pranuar mandatin, në bazë të ofertave që kanë marrë nga mazhoranca.

Protestat e opozitës nuk kanë pasur si qëllim aktet e dhunës, por në tubimet e mëparshme janë provokuar dhe sulmuar me gaz lotsjellës nga ana e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës. Edhe për tubimin që do të mbahet nesër, organizatorët e protestës thonë se qytetarët nuk kanë asnjë qëllim që të krijojnë tensione, por të protestojnë në mënyrë paqësore kundër Parlamentit fasadë që po instalon kryeministri Edi Rama. Por nëse nga ana e policisë dhe gardës do të ketë provokime apo tensione, ish-deputetët e opozitës deklarojnë se reagimi i protestuesve do të jetë i ashpër.

Ndërkohë që tubimi kryesor i partive opozitare do të mbahet më 13 prill. Ndryshe nga të tjerët, ky miting nuk është lënë paradite, por do të nis në orën 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *