Fatmir Mediu: Rudina Hajdari nuk na përfaqëson.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar vendimin e pranimit të mandateve nga deputetët e rinj në Parlament.

Sipas tij, Rudina Hajdari nuk mund të përfaqësojë opozitën në parlament.

I ftuar në emisionin “45 Minuta” në “Report TV”, Mediu tha se 20 deputetët e rinj nuk mund të krijojnë një grup parlamentar.

“Këta deputetë nuk mund të krijojnë grup me emrin e LSI-së dhe PD-së, pasi nuk mund ta përfaqësojnë nga ana juridike.

Duhet të bëjmë sakrificat më ekstreme për të ruajtur demokracinë.

Mendoj se gjithsecili duhet të shikojë ku janë pikat që mund të ndërtohet një marrëdhënie duke filluar nga presidenti dhe deri te partnerët tanë ndërkombëtarë. Këtu ka rol edhe presidenti, edhe ndërkombëtarët, të gjithë”,- tha ai.

Përsa i përket negociatave me qeverinë, Mediu tha se opozita nuk është kundër, por sipas tij Rama është i papërgjegjshëm dhe i marrë.

“Fatos Nano ka qenë i përgjegjshëm, vinte në Komisionin e Integrimit për të raportuar, kurse ky është i marrë.

Ku ka Perëndi që e mbledh atë, ju thoni Gramozi, po ku ka Perëndi”,- tha Fatmir Mediu.